KRYEFAQJA » LAJME » Zbulohet një rrjet prostiucioni, në pranga anëtarët

Zbulohet një rrjet prostiucioni, në pranga anëtarët

Një hotel tek kryqëzimi i Tregut Eklektrik në kryeqytet, ishte qendra e strehimit të një grupi prostitucioni të mirë organizuar si në gjetjen e vajzave të reja që i shfrytëzonin po ashtu edhe të klientëve, njoftoi policia.
Ajo  prej muajsh kishte nën vëzhgim 10 persona, pjesë e këtij grupi, arrestimi i të cilëve u bë mesnatën e djeshme. Policia ka bërë me dije se prostitucioni ushtrohej edhe në ambiente të tjera, ku vajzat shoqëroheshin me taksi.
Aktiviteti i grupit lehtësohej nga Ruzhdi Gapi dhe Gëzim Kasëmi, të cilët shërbenin si taksistë duke bërë të mundur transportimin e vajzave, që ushtronin prostitucion, në hotele dhe të tjera. Ndërkohë gjatë arrestimeve të bëra, në disa prej ambienteve të shfrytëzuara për ushtrimin e prostitucionit janë gjetur edhe lëndë narkotike.
Organizatorët në këtë aktiviteti janë identifikuar si Albina Kasaj, Jani Murati (alias Gëzim Kasëmi), Ruzhdi Gapi, Edmond Shkalla, Altin Sulejmanasi dhe Elton Mimini. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kanë shfrytëzuar për prostitucion vajza të moshave të ndryshme, si dhe kanë gjetur klientë. Personat e arrestuar dhe ata të proceduar akuzohen për veprat penale të “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Sicred