KRYEFAQJA » LAJME » Zbulohet një rrjet prostitucioni on line

Zbulohet një rrjet prostitucioni on line

Një tjetër metodë e mashtrimit të vajzave për ti shfrytëzuar për prostitucion u zbulua këtë të premte nga policia e kryeqytetit. Vajzat pajtoheshin për tu punësuar si punonjëse në Call Center, por më pas ato detyroheshin tu ofroheshin klientëve si prostitura, por edhe joshje online.  Policia e Tiranës arriti të zbulojë se drejtuesja e këtij aktiviteti ishte një 34 vjeçare, ndaj të cilës prokuroria ka ngritur akuzat e “Shfrytëzimit  për  prostitucion”, “Punësimit të  paligjshëm” dhe “Fshehjes së të ardhurave. Në rrjetin e këtij mashtrimi kanë renë disa vajza të moshave të reja nga 18 deri 24 vjeç. Policia ka arrestuar edhe 5 vajza të tjera me akuzën prostitucionit, ndërsa 3 të tjera do të ndiqen në gjendje të lirë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan  7 njësi kompjuteri 7 ekrane kompjuteri dhe 7 kamera për komunikime video online që përdoreshin nga vajzat që ofronn joshje on line.

Sicred