KRYEFAQJA » LAJME » Zbulohet një laborator heroine në fshatin Brenogë të Hasit
Zbulohet një laborator heroine në fshatin Brenogë të Hasit.

Zbulohet një laborator heroine në fshatin Brenogë të Hasit

Zbulohet një laborator heroine në fshatin Brenogë të Hasit. Sipas burimeve të Policisë së Shtetit, bëhet e ditur se laboratori është zbuluar pasditen e së enjtes, gjatë një kontrolli të Policisë. Sipas të dhënave, bëhet e ditur, se laboratori ishte ngritur në një zonë periferike, brenda dy kapanoneve që përdoreshin si stallë për bagëtitë. Mësohet së në laborator, gjatë operacionit të uniformave blu u sekuestrua një sasi droge si dhe lëndë të tjera që shërbejnë për prodhimin e sintetik të saj. Burime brenda policisë, thonë, se në laborator është gjetur lëndë opiumi, e cila është baza për prodhimin e heroinës ndërsa në pranga kanë rënë 3 persona. Ndërhyrja është realizuar mëngjesin e së premtes nga RENEA dhe FNSH, ndërkohë që Policia lokale e Kukësit, ka deklaruar, se objekti dyshohet se përdorej për përpunim të drogave të forta. Operacioni është në vijim dhe priten të tjera arrestime të tjera. Ky operacion vjen një ditë pas paralajmërimit që ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, bëri gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kreun e policisë gjermane, kur tha se ditët në vijim do ketë zhvillime interesante. Operacioni në Has besohet se është zhvilluar në bashkëpunim me agjencitë partnere.

Sicred