KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zbulohet grupi kriminal Italo-Tunizian, 13 në pranga

Zbulohet grupi kriminal Italo-Tunizian, 13 në pranga

Antimafia italiane ka mundur të zbulojë dhe shkatërrojë një grup kriminal që merrej me trafik kladestinësh. Në pranga kanë rënë 13 persona italianë dhe tunizianë, që në bashkëpunim trafikonin kladestin që vinin nga Tunizia dhe ndalonin në Sicili.
Ky grup kriminal trafikonte emigrantë klandestinë mes të cilëve dhe xhihadistë nga qyteza tuniziane Nabeul drejt brigjeve siçiliane të Trapanit. Udhëtimet kryheshin 2-3 herë në javë me gomone të shpejta me nga 10-15 persona. Çdo emigrant paguante nga 3 mijë deri në 5 mijë euro për të mbërritur në Itali. Çdo udhëtim i siguronte këtij grupi kriminal një përfitim nga 30-70 mijë euro.
Përgjimet telefonike të autoriteteve italiane kanë zbardhur se disa nga anëtarët e këtij grupi kriminal ishin të lidhur me ambientet e islamizmit radikal me natyrë xhihadiste. Në një bisedë telefonike njëri prej tyre shprehej se synonte të mbërrinte në Francë ku do të kryente një akt nga i cili nuk do të kishte më kthim. “Lutuni për mua,”-shprehej ai.
Nën pranga janë vënë 13 persona italianë, marokenë dhe tunizianë. Hetimet kanë zbardhur se gjatë udhëtimeve me gomone kjo organizatë kriminale bënte dhe kontrabandë cigaresh të markave të huaja.

Sicred