KRYEFAQJA » LAJME » Zbulohet arsenal armësh dhe municionesh në Tiranë

Zbulohet arsenal armësh dhe municionesh në Tiranë

Këto janë pamjet e filmuara nga policia në një banesë në periferi të Tiranës, ku u zbula një arsenal armësh luftarake. Polcia dyshon se banesa është përdorur si bazë e prodhimit dhe modifikimit të armëve, dhe si posedues të saj ëhstë vënë në pranga 64 vjeçari Ramazan Alla. Sipas policisë ky shtetas kishte përshtatur banesën në një bazë ushtarake që furnizonte grupe kriminale. 64-vjeçari merrej edhe më herët me çmontim dhe montim armësh. Sipas burimeve, Alla ishte “ekspert” në prodhimin e municioneve luftarake ndfërsa ka qënë i dënuar më herët për prodhim dhe shitje të municioneve luftarake. Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar disa armë, municion luftarak si edhe 3 snajpera. Burime thonë se paralelisht po hetohet nëse i arrestuari Ramazan Alla ka dhënë armë për një vrasje të ndodhur në kryeqytet. Grupi hetimor nuk bën të ditur për cilën ngjarje kriminale bëhet fjalë.

Sicred