KRYEFAQJA » LAJME » Zbardhet në kohë rekord vrasja e ndodhur mbrëmë në zonën e ish-kinostudios

Zbardhet në kohë rekord vrasja e ndodhur mbrëmë në zonën e ish-kinostudios

Policia ka identifikuar një 40-vjeçar të dyshuar si autor të vrasjes së Mario Majollarit, në ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së martës në zonën e Kinostudios në Kryeqytet. Ai është 40 vjeçari Kastriot Gjuzi, vëllai i Ilir Gjuzit që u vra nga babai i 28 vjeçarit në vitin 2000. Sipas policisë Kastriot Gjuzi nga Rrogozhina, por me banim në Tiranë është person me preçedentë penalë, pasi disa vite më parë është arrestuar nga rrugorët për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Mario Majollari kishte vetëm 5 ditë që ishte kthyer nga Suedia, pasi organet ligjzbatuese atje nuk i kishin pranuar azilin me pretendimin se Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta. Por pa kaluar 1 javë nga mbërritja e tij, 28 vjeçari u ekzekutua për motive gjakmarrjeje pak metra te hyrjes së pallatit ku jetonte sëbashku me të ëmën dhe motrën e tij.

Babai i viktimës, Avni Majollari është i dënuar përjetë, për dy vrasje. Vendimi i është dhënë nga Gjykata e Tiranës në vitin 2001. Sipas policisë, babai i 28-vjeçarit të ekzekutuar vrau pas një konflikti me armë Armando Nelajn dhe Ilir Gjuzin në segmentin rrugor Tiranë – Dajt. Për këto dy vrasje, veç Avni Majollarit u dënua me 10 vite burg në mungesë edhe Endrit Majollari, djali i xhaxhait të Marios. autoritetet shqiptare dyshojnë se ai ndodhet në Shtetet e Bashkuara.

Sicred