KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Zake Prelvukaj, artistja që pikturon me trupin e saj

Zake Prelvukaj, artistja që pikturon me trupin e saj

“Art & the City”, një nga sallonet e artit më unik në Tiranë, i ka çelur dyert për një artiste shumëdimensionale si Zake Prelvukaj. Një nisëm e 4 grave artiste, ndër to edhe sopranoja Inva Mula, e çel siparin e aktiviteteve kulturore me ngjyrat ekspresive të pikturave të artistes Prelvukaj. Me ekspozita në Kosovë dhe mjaft galeri europiane, Zakja konsiderohet si artisja e guximshme për të cilën nuk ka tabu.
“Kjo pjesë shumë e vogël e punimeve, si kronologji shumë e vogel e viteve, vetëm 15 vitet e fundit është shumë mirë me pa opinionin, për mua është një galeri jo e vogël po e madhe për momentin. Nuk është improvizim por galeri e cila mundet me mbijetu ndaj shumë galerive të tjera” thotë ajo për RTSH.
E ndikuar nga artistë të mëdhenj të artit pamor në Kosove si Muslim Mulliqi apo Gjelosh Gjoka, artistja nuk
ndalet vetëm mediumin e pikturës ku ngjyrat dhe dendësia e tablove kanë një peshë joshëse. Ajo në disa raste e shndërron veten në penel duke prodhuar me trupin e saj piktura sugjestionuese të cilat kanë zenë vend në “Art and the City”.
“Nëse arti nuk të provokon, qoftë ai motiv erotik, filizofik…pse mos me ba një art erotik?” pyet ajo. “E kemi gjithmonë, përjetojmë momentet tona erotike, dashurisë…dhe ti luan në atë botën tënde me artin si të dojë zemra ty. Në çdo kohë trupi i femrës ka qenë model. Tani arti merr forma të ndryshme dhe nuk qëndron në një galeri. Ai mund të jetë virtual, shëtitës” spjegon Prelvukaj.
Teksa ajo është mjaft e sukseshme jashtë hapësirës shqiptare me dhjetëra ekspozita dhe performanca të realizuara, Zake Prelvukaj e sheh politikën në vagonin e pasëm pasi artistët e hapsirave shqiptare qëndrojnë në pararojën e zhvillimeve dhe përmirësimit të imazhit përmes artit.
“Ka shumë artistë që ne na zbardhin fytyrën, por rrugëtimi i tyre nuk ka qenë i lehtë” thotë Zake Prelvukaj.
Ekspozita e Zake Prelvukaj është guri i parë në prezantimin me publikun e Shqipërisë teksa po planifikon një ekspozitë të plotë të saj në Tiranë.

Sicred