KRYEFAQJA » LAJME » Zaev: Zgjidhja e emrit të Maqedonisë shumë afër

Zaev: Zgjidhja e emrit të Maqedonisë shumë afër

Negociatat mes Greqisë dhe Maqedonisë duket se po ecin në kahun pozitiv lidhur me zgjidhjen e çështjes së emrit. Është Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev që ka deklaruar se zgjidhja për emrin është shumë afër. Zaev ka folur për negociatat me Greqinë për emrin duke u shprehur optimist. Ai tha se janë tre terma të diskutuar dhe se duhet një emër i pranueshëm për përdorimin ndërkombëtar.

“Kurrë s’kemi qenë më pranë zgjidhjes se sa sot. Jam optimist për zgjidhjen e emrit të ri. Mendoj se zgjidhja për emrin do të bëhet duke ruajtur identitetin tonë. Tetë nga paraemrat që përbëjnë çështjen janë zgjidhur. Po diskutohen termat “Gorna”, Severma ose Vardarska dhe duhet emër i pranueshëm për përdorim ndërkombëtar, me një përkufizim gjeografik. Zgjidhja duhet të kalojë përmes një referendumi” ka deklaruar Zaev.