KRYEFAQJA » LAJME » Zaev publikon planin për zbatimin e përparësive urgjente reformuese
Qeveria Zaev shkurton shpenzimet dhe rrit pagat

Zaev publikon planin për zbatimin e përparësive urgjente reformuese

Qeveria e Maqedonisë bëri publik planin e punës për zbatimin e përparësive urgjente reformuese të quajtur “Plani 3-6-9”, lidhur me integrimet euro-atlantike si dhe ngritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve. Kryeministri Zoran Zaev theksoi se me miratimin e planit të aksionit 3-6-9, qeveria bën hap serioz drejt integrimeve euroatlantike pas ngecjes së gjatë. “Planin e quajtëm 3-6-9, sepse nënkupton pikat e ardhshme kohore të reformave. Për tre muaj duhet të kryejme reformat e para, përfshi heqjen e kushtëzimit nga Komisioni Evropian për fillimin e negociatave të anëtarësimit. Për 6 muaj planifikojmë raundin e dytë të reformave, me synim që në dhjetor 2017 të tregojmë rezultate serioze në shumë fusha që do ta nxjerrin Maqedoninë si vend serioz kandidat për Bashkimin Evropian. Për 9 muaj kemi për qëllim që të zbatojme raundin e tretë të reformave, me synim marrjen e datës për negociatat paraaderuese”, tha kryeministri Zaev. Ai paralajmëroi parlament demokratik, reforma në gjyqësor, media, luftën kundër korrupsionit, reforma në administratën publike dhe në legjislaturën zgjedhore. Kurse zëvendëskryeministri për Integrimet Bujar Osmani tha se masat dhe veprimet e planit paraqesin sfidë mbinacionale. Për zbatimin e tyre ekziston vullneti politik dhe besojnë se ato do të sigurojnë një të ardhme më te sigurt dhe më të mirë për qytetarët e Maqedonisë, tha ai.

Sicred