KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zaev: Maqedonia dhe Greqia janë më të vendosura se kurrë për të zgjidhur kontestin me emrin
BE kritikon Maqedoninë për reforma të ngadalësuara

Zaev: Maqedonia dhe Greqia janë më të vendosura se kurrë për të zgjidhur kontestin me emrin

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, shpreson se Shkupi dhe Athina së shpejti mund të gjejnë zgjidhjen për emrin. Greqia argumenton se emri Maqedoni implikon pretendime territoriale ndaj një rajoni grek me të njëjtin emër dhe për shkak të kësaj çështjeje, i ka bllokuar përpjekjet e Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian. “Më 20 dhe 21 nëntor do të bëhet takimi i parë me të dërguarin e Kombeve të Bashkuara, Matthew Nimitz, dhe shpresoj se ne do të gjejmë zgjidhje e jo ta vonojmë atë”, tha mbrëmë në Lubjanë kryeministri, Zoran Zaev, pas takimit me kryeministrin e Sllovenisë, Miro Cerar. Kryeministri Zaev tha se shpreson se bisedimet për pranim në BashkiminEvropian do të fillojnë vitin e ardhshëm. Takimi me palën greke në muajin nëntor, do të jetë i pari që prej zgjedhjes së Zoran Zaev kryeministër i Maqedonisë.

Sicred