KRYEFAQJA » LAJME » Zaev: Ende ska marrëveshje për emrin

Zaev: Ende ska marrëveshje për emrin

Ende nuk ka marrëveshje për emrin, deklaroi sot kryeministri maqedonas, Zoran Zaev në një konferencë shtypi. “Ende asgjë nuk është dakorduar. Siç deklaruan edhe Dimitrov dhe Kotzias, janë dakorduar parimet e marrëveshjes. Po punohet në aspektin juridik formal të vetë marrëveshjes, që do të pasohet nga takimi im me kryeministrin Cipras, besoj këto ditë. Në këtë bisedë pres të bëjmë hapa përpara që janë shumë të rëndësishme”, tha kryeministri Zaev. “Në pjesën e hapave për zbatimin e marrëveshjes, nuk ka asgjë të fshehtë, asgjë të panjohur. Bëhet fjalë për gjëra që janë folur në takimin e liderëve para disa ditëve”, shtoi ai.

Sicred