KRYEFAQJA » LAJME » Zaev: Çështja e emrit shpresoj të zgjidhet këtë vit

Zaev: Çështja e emrit shpresoj të zgjidhet këtë vit

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev shpreson se çështja e emrit të vendit të tij do të zgjidhet në mesin e këtij viti dhe se aktivizimi i ftesës së NATOS për anëtarësim drejtuar vendit të tij, e cila u bllokua nga greqia në vitin 2008, do të ndodhë në samitin që aleanca ushtarake do të mbajë në muajin qershor po të këtij viti. Sipas agjencisë maqedonase të lajmeve MIA, në një prononcim për televizionin bullgar NOVA, kryeministri Zaev u shpreh se zgjidhja e mundshme për çëshjen e emrit mund të jetë subjekt i referendumit. Referendumi duhet të shërbejë si një garanci shtesë për miqtë tanë grekë sepse do të heqë të gjitha dyshimet, ndërkohë që edhe në nivelin kombëtar, pas zgjidhjes do të jenë qytetarët. Jam i bindur që të gjithë maqedonasit janë të përgatitur për këtë. Megjithatë në jemi në mes të negociatave dhe shpresoj se zgjidhja do të ruajë dinjitetin e qytatrëve maqedonas dhe atyre grekë, – tha Zaev. Sipas tij, përpjekjet që po bëhen po investohen në hapjen e debateve në të dyja vendet për një zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët. – Shpresoj se do të arrijmë një zgjidhje e cila do të pranohet nga të dyja palët. Kjo është e vetmja mënyrë për të ndërtuar partnershipe më bazë të qëndrushme dhe afatgjatë, – theksoi kryeministri maqedonas.

Sicred