KRYEFAQJA » LAJME » Maqedoni, Zaev apelon për të votuar amendimet

Maqedoni, Zaev apelon për të votuar amendimet

Kërkesat e Lëvizjes Besa, duket se rrezikojnë shumicën me 2/3 prej 80 deputetësh për kryeministrin Zoran Zaev. Kjo, pasi Lëvizja Besa, kërkon që shtetësia në dokumentet personale në gjuhën shqipe të shkruhet vetëm si “qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut” ndërsa në gjuhën maqedonase, shtetësia të mbetet “maqedonase/qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut” ashtu siç propozon Qeveria. Por, me këtë nuk bien dakord 8 deputetët e larguar nga VMRO-DPMNE, pa të cilët ndryshimet kushtetuese nuk kalojnë. Ky ishte shkaku i shtyrjes së seancës pas fjalimit të kryeministrit Zoran Zaev, i cili bëri thirrje për të votuar amendimet. “Ne jemi gjenerata që i mënjanojmë problemet e vjetra. Kemi marrëveshje me pika të qarta për të ardhmen tonë si shtet. Askujt asgjë nuk i kemi falur. Askush asgjë nuk na mori. Zgjidhni në mes të ardhmes europiane dhe izolimit. Bota na sheh dhe pret nga ne përgjegjësi shtetërore.Vendimi juaj pozitiv sot këtu në Kuvend e ofron Maqedoninë deri te anëtarësimi në NATO, deri aty ku flamuri i Maqedonisë do të valoj me krenari në Bruksel, bashkë me flamujt të vendeve tjera anëtare. Por, gjithashtu, e bën të qartë mundësinë që në qershor t’i hapim kapitujt e pare në bisedimet me Bashkimin Evropian, të cilat duhet t’i përmbyllim në vitin 2025”-u shpreh kryeministri maqedonas Zaev.

Ndërsa Kryeministri fliste në Parlament, jashte tij Opozita protestonte, madje as incidentet nuk munguan. Kjo pasi pati përplasje mes protestuesve dhe liderit opozitar Mickoski, në lidhje me fjalimin e tij. Në fund, Policia ka shoqëruar dy persona.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com