KRYEFAQJA » LAJME » Yzberisht, UKT nis projektin e furnizimit me ujë

Yzberisht, UKT nis projektin e furnizimit me ujë

UKT ka nisur zbatimin e një projekti që do t’i japi zgjidhje përfundimtare furnizimit me ujë në zonën e Yzberishtit. I kthyer pas viteve ’90 në një zonë të rëndësishme banimi, Yzberishti prej kohësh ka vuajtur mungesën e ujit të pijshëm. Nëndrejtoresha e UKT-së, Evis Gjebrea, në një intervistë për RTSH-në u bëri thirrje konsumatorëve të mos e shpërdorojnë ujin e rubinetit, ndonëse këtë vit rreshjet kanë krijuar një situatë më të favorshme sa i përket furnizimit me ujë.

Sicred