KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Xi Jinping: Kina fuqi botërore në rritje
Xi Jinping: Kina fuqi botërore në rritje

Xi Jinping: Kina fuqi botërore në rritje

Presidenti kinez Xi Jinping ka lëshuar një deklaratë të cilësuar si “shumë nacionaliste” në parlament, duke e përshkruar Kinën si një fuqi botërore në rritje. Kryeministri kinez Li Jinping u shpreh të martën se lufta tregtare kino-amerikane nuk sjell përfitime për asnjë palë dhe se askush nuk mund të dalë i fituar nga kjo luftë, njofton CRI-ja. Ai shprehu shpresën që të dy palët do të mbajnë qëndrime të arsyeshme dhe nuk do të veprojnë në mënyrë emocionale, duke shmangur kështu luftën tregtare. Kreu i qeverisë kineze tha se “ekonomia e Kinës dhe ajo e ShBA-së janë përplotësuese të njëra-tjetrës në një shkallë të madhe dhe qëndrueshmëria e marrëdhënieve kino-amerikane është një lajm i mirë për të dy vendet dhe tërë botën”. Ai theksoi se “vitin e kaluar, vëllimi i përgjithshëm i tregtisë kino-amerikane arriti një vlerë prej 580 miliardë dollarësh, duke u orientuar kryesisht nëpërmjet tregut dhe rregullave tregtare. Në të ardhmen, Kina do të zgjerojë hapjen në sektorin e shërbimeve, të përpunimit, të mallrave etj”. Ai tha gjithashtu se Kina do të “hapë” ekonominë e saj dhe siguroi se: si firmat vendase ashtu edhe ato të huaja janë gati për të krijuar një treg të gjerë Kinez. Zyrtarët kinezë kanë bërë edhe në të shkuarën deklarata të tilla për “hapjen e vendit”.

Sicred