KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Xi Jinpig pret Vladimir Putin

Xi Jinpig pret Vladimir Putin

Presidenti i Kinës Xi Jinpig është takuar me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, duhe i bërë një pritje shtetërore më shumë nderime. Tensionet e krijuara me SHBA-të duket se kanë afruar më shumë krerët e dy vendeve të mëdha. Marrëdhëniet e tyre janë forcuar përballë sfidave diplomatike dhe ekonomike të SHBA. Putini, i rizgjedhur në mandatin e katërt të Kremlinit në mars, arriti në Sallën e Madhe të Madh të Popullit në Pekin për bisedime me Xi, i cili gjithashtu është prej vitesh kreu i shtetit kines. Udhëheqësit më të fuqishëm ai rus dhe kinez në dekada, Xi dhe Putin kanë ndërtuar lidhje më të ngushta, ndërkohë që Presidenti i SHBA Donald Trump ka etiketuar të dy vendet si rivalë ekonomikë që sfidojnë interesat dhe vlerat e SHBA.
Xi dhe Putin janë “shokët e shpirtit që duan të bëjnë vendet e tyre të mëdha përsëri”, tha për agjencinë AFP Alexander Gabuev, bashkëpunëtor i lartë në Qendrën Karnegie në MOskë. “Të dy ndajnë skepticizëm ndaj hegjemonisë amerikane dhe mosbesimit ndaj qëllimeve të SHBA, të dy janë sundimtarë autoritarë personalistë,” tha ai.

Sicred