KRYEFAQJA » LAJME » Xhuliani: Do t’i propozoj Presidentit Trump të vizitojë Shqipërinë!
Ruçi pret Xhulianin: Do t’i propozoj Presidentit Trump të vizitojë Shqipërinë!

Xhuliani: Do t’i propozoj Presidentit Trump të vizitojë Shqipërinë!

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi priti sot në një takim të veçantë ish- Kryetarin e Bashkisë së New York-ut Rudolph Giuliani, aktualisht Këshilltar personal i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe Drejtues i Komitetit mbi Sigurinë Kibernetike në Shtëpinë e Bardhë.
Zoti Ruçi i shprehu mirënjohje të thellë zotit Guliani për mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Shqipërinë në momentet më vendimtare për demokratizimin e jetës së vendit dhe ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme e demokratike. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partneri strategjik i shqiptarëve dhe ne ju jemi mirënjohës për rolin vendimtar tuajin si në zhvillimin e proceseve demokratike në vend, për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe, sigurisht, për rolin tuaj në krijimin e shtetit të ri të Kosovës” tha zoti Ruçi në këtë takim. Kryetari i Kuvendit vuri në dukje faktin se Shqipëria është në rrugën e mbarë të reformave thelbësore për vendin për forcimin e shtetit të së drejtës, për një ekonomi të qëndrueshme dhe mirëqenie të qytetarëve të saj, duke u shprehur besimplotë në vijim e mbështetjes së SHBA-ve për Shqipërinë në këtë drejtim.
Nga ana e tij zoti Giuliani falënderoi Kryetarin e Kuvendit për pritjen e ngrohtë, duke vlerësuar virtytet dhe arritjet e popullit shqiptar këto vite në Shqipëri, por edhe kontributin shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në qytetin e New York-ut. Zoti Giuliani, duke vlerësuar në mënyrë të veçantë kontributin e Shqipërisë në kuadër të NATO-s për sigurinë dhe stabilitetin në botë, u shpreh se SHBA shikojnë tek vendi ynë një partner të qëndrueshëm dhe një kontribuues real në koalicionin kundër terrorizmit për ruajtjen e paqes dhe të sigurisë në rajon e më gjerë.
Duke konstatuar disa prej zhvillimeve pozitive të vendit, zoti Giuliani u shpreh i gatshëm për inkurajimin dhe një vëmendje më të madhe të sipërmarrjeve amerikane për potencialet ekonomike që ofron Shqipëria. Ai vuri në dukje se vizitat e ndërsjella të niveleve të larta, por edhe të përfaqësuesve të botës së biznesit, do të ishin një kontribut konkret në këtë drejtim, duke bërë me dije se ai do t’i propozojë Presidentit Trump të vizitojë Shqipërinë për të parë nga hapat e mëdhenj që ka bërë vendi.
Zoti Ruç u shpreh se vëmendja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Shqipërinë dhe rajonin janë gjithnjë të mirëpritura. Në këtë kuptim, edhe vizitat e përfaqësuesve më të lartë të shtetit amerikan në Shqipëri, vizita e Presidentit të SHBA-ve, zotit Donald Trump, do të vlerësohej si një mesazh i fortë për stabilitetin e rajonit, por edhe për përpjekjet e qytetarëve të tij për paqe, zhvillim, prosperitet dhe një të ardhme të sigurt.

Sicred