KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Xhokoviç, më në fund mbret i Sinsinatit
Xhokoviç, më në fund mbret i Sinsinatit

Xhokoviç, më në fund mbret i Sinsinatit

Sinsinnati nuk është më një tabu për Novak Xhokoviç. Tenisti serb theu mallkimin disavjeçar në finalen kundër Roger Federer duke fituar të vetmin turne Master 1000 që i mungonte në karrierë. Në çimenton e Western & Southern Open, Nole arriti të ngrinte lart në qiell trofeun të cilin e kishte humbur në të kaluar 5 herë në aktin final, në 2008, 2009, 2011, 2012 dhe 2015.
Xhokovic bëhet kështu i pari tenist që firmos “Career Golden Masters”, duke fituar të gjithë turnetë Masters 1000.
Në finalen e shumëpritur, numri 10 i renditjes botërore, fitoi ndaj zviceranit Roger Federer 2-0 me sete, në 1 orë e 24 minuta lojë. Kjo ishte finalja e parë për Roger Federer që pas eleminimit në çerekfinalen e turneut Grand Slam të tenisit Uimbledon nga afrikano jugori Kevin Anderson. Për tenistin nga Beogradi bëhët fjalë për trofeun numër 70 të fituar në 101 finale të luajtura, dhe i dytë sezonal pas triumfit në Uimbledon. Ndërsa 37 vjeçari nga Bazeli, e ndali në 15-të numrin e fitoreve rradhazi në turneun e Sinsinnati Open.

Sicred