KRYEFAQJA » LAJME » “XHISIELA”, BASHA JEP DËSHMI NË PROKURORINË E TIRANËS

“XHISIELA”, BASHA JEP DËSHMI NË PROKURORINË E TIRANËS

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është paraqitur në Prokurorinë e Tiranës këtë të premte, për të dhënë dëshminë pas padisë së Taulant Ballës, për shpërdorim detyre, shpifje dhe fyerje për rastin e Xhisiela Malokut.

Lideri demokrat u fut në ambientet e Prokurorisë në orën 12:10 minuta, ku u pyet për 30 minuta, si person që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes para prokurores Elsa Miha.

Pas daljes nga prokuroria, Basha tha se ai nuk trembet nga makinacionet e qeverisë, por se thirrja e tij në Prokurori nuk është fundi i opozitës, por fillimi i fundit të pushtetit kriminal.

Thirrja e Bashës në Prokurori u bë pas denoncimit të Ballës i cili pretendon, se kryeopozitari në bashkëpunim me ish-nënkomisarin Emiljano Nuhu e gazetarin Basir Collaku, sajuan një skenar me qëllim dëmtimin e imazhit të tij.

Ish-oficeri i Krujës, Nuhu që kërkoi azil në Zvicër pretendon se në datë 21 korrik është kërcënuar më armë në kokë për të mbyllur dosjen e hapur për akuzën e përdhunimit në ngarkim të djalit të deputetit të Partisë Socialiste, Rahman Rraja.

Sicred