KRYEFAQJA » LAJME » Xhentiloni: Në dhjetor BE do të marrë në diskutim çështjen e pranimit të Shqipërisë
Xhentiloni: BE do të marrë në diskutim çështjen e pranimit të Shqipërisë

Xhentiloni: Në dhjetor BE do të marrë në diskutim çështjen e pranimit të Shqipërisë

Në dhjetor të këti viti BE do të marrë në diskutim çështjen e pranimit të Shqipërisë në BE. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri italian Paolo Xhentiloni gjatë konferencë së përbashkët për shtyp me kryeministrin shqiptar Edi Rama, gjatë vizitës që ky i fundit po bën në Romë. “Duke filluar nga dhjetori i këtij viti dhe përgjatë gjithë vitit 2018, Bashkimi Europian do të marrë në diskutim çështjen e pranimit të Shqipërisë në BE. Kam besim se jo vetëm Italia, por dhe liderët e tjerë europian do të mbështesin pramimin e Shqipërisë në BE” tha zoti Xhentiloni. Kjo deklaratë vlerësohet si një lajm i mirë për Shqipërinë e cila po pret me padurim nisjen e bisedimeve për asocijimin në BE. Pak ditë më parë me rastin e paraqitjes së programit të qeverisë së tij të re në parlament, zoti Rama tha se në 2018-ën hapim negociatat me BE-në.

Sicred