KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Xhenfize Keko, me një triologji në Cinematekën e Kopenhagenit

Xhenfize Keko, me një triologji në Cinematekën e Kopenhagenit

2018 do të shënojë një ngjarje të madhe për historinë e kinematografisë shqiptare. Instituti Danez i Filmit, në bashkëpunim me kompaninë filmike SKA-NDAL dhe mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, do te prezantoje ne Cinematekën e Kopenhagës regjisoren e mirënjohur shqiptare të filmave për fëmijë Xhanfise Keko përmes një triologjie.

Ky tribut është i pari që i dedikohet një autori shqiptar me triologji të plotë në një prej tempujve të kinemase botërore siç është Cinemateka e Kopenhagës.

“Tomka dhe shokët e tij” do hapë triologjinë e Xhanfise Kekos më 7-të Nëntor i pasuar  nga projeksioni i një prej filmave më të dashur nga fëmijët “Mimoza llastica”, ndërsa më datë 9-të Nëntor do projektohet “Kur Xhirohej një film”, një ndër filmat më provokues për kohën kur u realizua. Kjo triologji, shumë shpejt do të jetë edhe pjesë e programimeve të Cinematekave në Oslo dhe Stokholm.

Sicred