KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Xhejms Mattis: Optimist për situatën në Afganistan

Xhejms Mattis: Optimist për situatën në Afganistan

Sekretari amerikan i mbrojtjes Xhejms Mattis është shprehur se shihte shenja inkurajuese për bisedime mes qeverisë të Afganistanit dhe talebanëve pas 17 vitesh luftë mes tyre. Matis iu referua dje pranimit nga ana e talebanëve e një armëpushimi treditor të ofruar nga presidenti Afgan Ashraf Gani. Forcat qeveritare dhe talebanët pezulluan luftimet për tre ditë javën e shkuar në fund të muajit të shenjtë të ramazanit. Qeveria më pas e zgjati armëpushimit, por talebanët refuzuan të vepronin në mënyrë reciproke dhe rifilluan sulmet në 17 qershor. Megjithëse talebanët e refuzuan shansin për të zgjatur armëpushimin, Mattis tha se ishte i inkurajuar nga mënyra se si luftëtarët talebanë iu bashkuan forcave qeveritare të sigurisë dhe civilëve për mbajtjen e qetësisë gjatë Bajramit. – Do të shohim se si do të shkojë kjo, – u shpreh ai për gazetarët në bazën ajrore të Eielson në Alaskë, pak para se të nisej për një udhëtim zyrtar në Azi. Ai do të zhvillojë vizitën e tij të parë në Kinë nga data 26 deri në 28 qershor, si pjesë e një turi katërditor, pjesë e të cilit janë edhe Korea e Jugut dhe Japonia.

Sicred