KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Xhefri: Ka prova që vërtetojnë se forcat siriane po përgatiten të përdorin armë kimike në Idlib.

Xhefri: Ka prova që vërtetojnë se forcat siriane po përgatiten të përdorin armë kimike në Idlib.

I dërguari i SHBAve për Sirinë, Jim Xhefri, ka deklaruar se ekzistojnë shumë prova që vërtetojnë se forcat e qeverisë siriane po përgatiten të përdorin armë kimike në Idlib. Sipas agjencisë së lajmeve Rojters, Xhefri është shprehur se ndërmarrja e një ofensive ndaj bastionit të fundit që mbahet nga rebelet do të conte në një përshkallëzim të pamatur të situatës. – Jam shumë i sigurt se kemi baza të forta për këto paralajmërime. Ka shumë prova që vërtetojnë se po ëprgatiten armë kimike, – theksoi Xhefri.  Qeveria siriane në mënyrë të përsëitur mohon përdorimin e armëve kimike nga ana e saj. Avionët rusë kanë bombarduar zonat e kontrollaura nga rebelët në krahinën veripërëndimore të Idlibit, ndërkohë që trupat e Bashar Al Asad po përgatiten për ofensivën. Ndërkohë gjatë ditës së sotme në Iran pritet të mbahet samiti i liderëve të Rusisë deh Iranit, vende këto që mbështesin presidentin Asad, si dhe Turqisë, e cila mbështet disa prej forcave rebele. Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se mund të ndodhë një katastrofë humanitare nëse ndërmerret një sulm në Idlib, cka duket se është shqetësuese për Turqinë për shkak të fluksit të refugjatëve që mund të mësyjnë në kufirin e saj si pasojë e ofensivës.

Sicred