KRYEFAQJA » LAJME » Xhakollari: Pas shiut vjen i ftohti i madh!

Xhakollari: Pas shiut vjen i ftohti i madh!

Rreshjet e shiut do të vijojnë të jenë intensive edhe gjatë ditës së sotme. Sinoptikanët parashikojnë rënie të intensitetit të tyre gjatë ditës së shtunë dhe ulje temperaturash me disa gradë nën 0. Zona jugore dhe jugelindore e vendit do të jenë ato më të rrezikuara nga rreshjet dhe përmbytjet gjatë ditës së sotme. Sinoptikanët parashikojnë që intensitetit i rreshjeve do të bien ditën e shtunë e do të vijojnë me të njëjtin ritëm deri në fillimin e javës së ardhëshme. Rezarta Xhakollari thotë për RTSH “Rreshjet e shiut janë spostuar në jug dhe juglindje të vendit të cilat do të jenë me intensitet të lartë në orët embrëmjes”. Xhakollari lajmëron se në fokus të rreshjeve të shtuara janë qytet e Korçës, Gjirokastrës dhe Sarandës. Sipas saj pritet që nga mëngjezi i së premtes deri në darkë në këtë trekëndësh të regjistrohen 80-90 milimetra shi.
Por masat e ftohta që do të depërtojnë në Shqipëri nga dita e shtunë do të bëjnë që temperaturat të shkojnë disa gradë nën 0 dhe të sjellin rreshje dëbore në veri dhe juglindje të vendit. Rezarta Xhakollari thotë se “Ditën e martë parashikohet të ndërpriten totalisht rreshjet e shiut dhe termometri pritet të shënojë temperatura 10 gradë më të ulta se aktualisht, e thënë ndryshe temperaturat do të jenë -6 deri -7 gradë. Kjo parashikohet në zonat malore, por edhe në zonat e ulta. E marta do të jetë dita më e ftohtë e këtij fillim dhjetori, lajmëron Xhakollari.
Gjithe java e ardhëshme do të karakterizohet nga një mot i ftohtë me ngrica, mjegull dhe rreshje dëbore.

Sicred