KRYEFAQJA » LAJME » Xhafaj thirrje politikës: Lini interesat personale dhe politike, mbështesni pa rezerva policinë e shtetit në luftën ndaj krimit
Xhafaj thirrje politikës: Lini interesat personale dhe politike, mbështesni pa rezerva policinë e shtetit në luftën ndaj krimit

Xhafaj thirrje politikës: Lini interesat personale dhe politike, mbështesni pa rezerva policinë e shtetit në luftën ndaj krimit

Stuhia në ministrinë e brendshme, veçanërisht Policinë e Shtetit dhe Gardën e Republikës do të vazhdojë. Deklarata është bërë në parlamentin shqiptar nga ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj, ndërsa po prezantonte projektligjin “Vettingu në Policinë e Shtetit dhe Gardë”. “Ky proces do të largojë nga policia të gjithë efektivët e korruptuar të inkriminuar dhe të paaftë. Nga ana tjetër, procesi synon të nxjerrë në pah anën e shëndoshë të policisë” tha zoti Xhafaj. Ai shprehu besimin se “Spastrimi i policisë do të rrisë efiçencën e kësaj organizatë dhe do të forcojë besueshmërinë në komunitet”.
Ministri Brendshëm Xhafaj i bëri thirrje opozitës të inkurarojë Policinë e Shtetit për rezultatet e arritura dhe të mos e përbalti atë. “Standardet e policisë nuk mund të cenohen nga interesat politike të momentit. Duam të bëjmë një hap të madh cilësor duke çrrënjosur me themel të inkriminuar nga policia e shtetit. Përbaltja politike nuk e ndihmon këtë procës. Të inkriminuarit në polici kanë emër dhe mbiemër, nuk mund të fajësohet e gjithë organizata e policisë. Duhet të falenderoni policinë për rezultatet e fundit në luftën ndaj krimit. Kjo ju nderon si opozitë” ju tha ministri Xhafaj deputetëve të opozitës.
Me rastin e hartimit të projektligjit zoti Xhafaj i drejtoi një thirrje gjithë politikës shqiptare. “Jemi qartësisht të fokusur në luftën ndaj krimit dhe bllokimin e aseteve kriminale. Kemi vullnetin e duhur për të goditur krimin në çdo formë të shfaqjes së tij. Disa grupe kriminale kanë asetë të fuqishme financiare. Lini interesat personale dhe politike, mbështesni pa rezerva Policinë e Shtetit në luftën ndaj krimit. Nëse përfaqësues të politikës, qofshin të majtë apo të djathtë, janë në një mënyrë apo një tjetër në marrëdhënie me grupe kriminale, kanë mbështetje financiare apo çdo lloj interesi tjeter, siguroj që asnjë lloj imuniteti s’do i përjashtojë ata nga goditja e ligjit. Pjesa e shëndetshme e politikës duhet të bëhet bashkë” tha ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj.

Sicred