KRYEFAQJA » LAJME » Xhafaj: Të nisin urgjentisht operacionet italo-shqiptare kundër kultivimit të kanabisit
Xhafaj: Të nisin urgjentisht operacionet italo-shqiptare kundër kultivimit të kanabisit
Foto Arkivi

Xhafaj: Të nisin urgjentisht operacionet italo-shqiptare kundër kultivimit të kanabisit

Ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj ka theksuar nevojën urgjente të nisjes së operacioneve të përbashkëta italo-shqiptare në luftën kundër kultivimit të kanabisit në të gjithë territorin e Shqipërisë, si dhe për goditjen e grupeve kriminale në këtë fazë. Këtë kërkesë zoti Xhafa ja ka drejtuar delegacionit të misionit italian INTERFORZE të kryesuar nga Gjeneral Gennaro Capoluongo, Drejtor i Shërbimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë italiane, gjatë një takimi të martën në Tiranë. Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme palët kanë diskutuar për nevojën e intesifikimit të shkëmbimit të informacionit në kohë reale dhe pjesëmarrja në hetime të përbashkëta, në mënyrë që lufta kundër kriminalitetit të jetë sa më efikase dhe e koordinuar. Gjeneral Capoluongo ka deklaruar se Italia do ta mbështesë Shqipërinë në çdo hap dhe me të gjitha mjetet e nevojshme për përmbushjen e angazhimeve, të cilat janë me interes të përbashkët.
Deklaratat vijnë kur çështja e mbjelljes dhe tregëtisë së lëndëve narkotike në Shqipëri ka marrë përmasa shqetësuese, madje është në rendin e parë të polemikave me maxhorancës dhe opozitës. Kjo e fundit e ka akuzuar qeverinë dhe ish ministrin e rendit Tahiri si organizatorë të kanabizimit të vendit. Por kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shumë shpejt beteja kundër kanabisit do të fitohet.

Sicred