KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Xhafaj takohet në SHBA me drejtues të DEA-s

Xhafaj takohet në SHBA me drejtues të DEA-s

Në ditën e dytë të vizitës në Uashington, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, u takua me zëvendësdrejtorin e Agjencise amerikane për luftën kundër Drogës, Anthony Williams dhe ekipin e tij të Drejtorisë Operacionale. Ministri Xhafaj i njohu me masat dhe arritjet e vitit 2017 sa i përket luftes kundër kultivimit të kanabisit. Në kuadër të bashkëpunimit me DEA-n, ministri Xhafaj kërkoi të rritet kapaciteti i kësaj zyre, duke patur një oficer të dedikuar për Shqipërinë. Gjatë këtij takimi u diskutua për mbështetjen që DEA mund të ofrojë për identifikimin e rrugëve të pastrimit të parave jashtë territorit të Shqipërisë dhe sigurimin e provave, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit për të zhvilluar hetime rreth transaksioneve financiare të këtyre grupeve kriminale, apo të personave zyrtarë të lidhur me ta.

Sicred