KRYEFAQJA » LAJME » Xhafaj: Synimi i policisë , kontroll territori dhe goditje e grupeve kriminale
Xhafaj: Synimi i policisë , kontroll territori dhe goditje e grupeve kriminale

Xhafaj: Synimi i policisë , kontroll territori dhe goditje e grupeve kriminale

Ministria e Brendshme dhe Policia Shqiptare kanë ndërmarrë një proces riorganizimi për një kontroll më të mirë të territorit dhe luften ndaj grupeve kriminale. Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj u shpreh edhe për një marrëdhënie të re të policisë me qytetarët. “Duam të forcojmë praninë e policisë në territor, komunikimin e drejt për drejtë të oficerëve të komunitetit me banorët. Për t’i shërbyer parandalimit të krimit, dhe për të qenë më të vëmendshëm ndaj krimeve në mjedis, ndërtimeve të paligjshme dhe më shumë shërbim ndaj qytetarëve në jetën e tyre të përditshme” tha zoti Xhafa pas analizës së punës së policisë në Lezhë.
Ministri tha policia po përgatitet të godasi ashpër grupet kriminale. “Në kuadër të operacionit “Forca e ligjit” ne duam dhe jemi të vendosur për ti goditur fort këto grupe kriminale po dhe për t’iu prerë atyre dhe lidhjet ekonomike dhe asetet që kanë vendosur dhe i kanë si mjet për të ushtruar veprimtarinë kriminale” tha zoti Xhafaj. “Ka një punë të mirë të nisur për identifikimin e këtyre grupeve kriminale, të përbërjes së këtyre grupeve kriminale dhe aseteve të krijuara prej tyre nga veprimtaria në Lezhë” tha ministri Fatmir Xhafa.

Sicred