KRYEFAQJA » LAJME » Xhafaj: Prioritet i policisë për 2018, lufta ndaj grupeve kriminale të strukturuara

Xhafaj: Prioritet i policisë për 2018, lufta ndaj grupeve kriminale të strukturuara

Pas analizave vjetore të policisë në Fier dhe Vlorë, ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj, ka ndarë me gazetarët në Vlorë, konkluzionet për vitin 2017-ën si dhe prioritetet për vitin që ka nisur. Ministri Xhafaj, ndërsa ka vlerësuar punën e mirë në luftën kundër kanabisit në këto qarqe dhe e ka konsideruar një çështje të mbyllur për vitin 2018.
Por ai ka qenë i ashpër në lidhje me punën e policisë për disa ngjarje kriminale që kanë mbetur pa autor.
Për ministrin Xhafaj, viti 2018-të është një vit i rëndësishëm për integritetin e policisë, e kesaj do i shërbejë dhe Vettingu, proces i cili tashme ka marre vlerë ligjore, reforma për ristukturimin e saj, por kryesorja është lufta ndaj grupeve kriminale të strukturuara.
Sipas zotit Xhafaj, qarqet më të mëdha në vend Tirana, Shkodra, Durresi, Vlora, Fieri dhe Elbasanit mbeten zonat më të nxehta të krimit të riorganizuar në vend.

Sicred