KRYEFAQJA » LAJME » Xhafaj për dosjen Habilaj: Do të pres hetimet e drejtësisë
xhafaj, Xhafaj pë dosjen Habilaj, Do të pres hetimet, e drejtësisë

Xhafaj për dosjen Habilaj: Do të pres hetimet e drejtësisë

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, tha se është në pritje të vendimeve të drejtësisë, një ditë pas publikimit të një dosjeje të drejtësisë italiane, ku sipas përgjimeve disa trafikantë shqiptarë kanë përmendur emrin e ish ministrit të brendshëm Sajmir Tahiri. “Është iniciuar dhe vazhdohet nga drejtësia italiane. Nuk besoj se bëj pjesë tek ata njerëzit që kam qejf të flasë pafund dhe për asgjë. Në këtë rast, kur flet drejtësia këto janë çështje që i përkasin drejtësisë, nuk ka pse flet Ministria dhe ministri” tha zoti Xhafaj.
Ministri i Brendshëm ka paralajmëruar edhe masa të rrepta në Policinë e Shtetit e cila në dosjen e Prokurorisë së Katanias mbi trafikun e drogës përmendet si e korruptuar dhe bashkëpunuese me grupe kriminale. Zoti Xhafaj ka njoftuar nisjen e vetting-ut edhe për policinë e shtetit ku pritet edhe publikimi i një raporti zyrtar i monitorimit kombëtar të kanabisit.

Sicred