KRYEFAQJA » LAJME » Xhafaj paditi për dekonspirim prokurorët

Xhafaj paditi për dekonspirim prokurorët

Dy operacione policore, të deklaruara si të dekonspiruara nga prokurorët e çështjeve, kanë vënë në lëvizje Prokurorinë e Tiranës. Kallzimi i bërë pak javë më parë, nga Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa, ka çuar prokurorinë e Tiranës në hetimin e dy prokurorëve, një të Krimeve të Rënda dhe një të Prokurorisë së Elbasanit, për dekonsipirim. Edhe pse emrat e tyre mbahen ende sekret hetimor, zyrtarisht mesohet se bëhet fjalë për dy operacione të rëndësishme policore. Ministri Xhafaj, kërkoi nga prokurorët hetimin e të gjithë personave që kanë patur dijeni për udhër-arrestet ndaj Jaerd Çelës ish drejtorit të policisë së Vlorës dhe ish drejtuesve të tjerë, të dyshuar si të përfshirë në kultivimin e kanabisit si dhe Orest Sotës në Elbasan.

Sicred