KRYEFAQJA » LAJME » Xhafaj : Nuk kam qenë hetues i sigurimit
Xhafaj: Prioritet i policisë për 2018, lufta ndaj grupeve kriminale të strukturuara

Xhafaj : Nuk kam qenë hetues i sigurimit

Ministri i sapodekretuar i punëve të brendshme Fatmir Xhafaj, ka reaguar pas akuzave se ai ka qenë hetues i Sigurimit famëkeq të Shtetit. Në një deklaratë për shtypin zoti Xhafaj është shprehur se gjithcka qe është thënë në emër të tij është shpifje. Ai është shprehur se nuk ka goditur apo dënuar askënd në jetën e tij. Sipas zotit Xhafaj në vitin 1986, kur akuzohet se ka dhënë dënime në prokurorinë e Krujës, ai ka qenë me punë në Tiranë. Me heret, Presidenti Nishani ka deklaruar se kandidatura e zoti Xhafaj nuk ishte e duhura për postin e ministrit të brendshem dhe nuk do ta kishte miratuar nëse do t’ja lejonte kushtetuta. Por kryeministri Rama ka deklaruar se zoti Xhafaj, i cili ka kryesuar komisionin parlamentar të Reformës në Drejtësi, gëzon mbështetje të plotë ndërkombëtare. Edhe ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu ka shprehur mbështetjen për ministrin e ri të brendshëm. Zoti Xhafaj është deputet i PS prej disa legjislaturash. Më parë ai ka mbajtur edhe portofolin e ministrit të drejtësisë.

Sicred