KRYEFAQJA » LAJME » Xhafaj në Hollandë: Goditëm 9 grupe kriminale
Xhafaj në Hollandë: Goditëm 9 grupe kriminale

Xhafaj në Hollandë: Goditëm 9 grupe kriminale

Krimi i organizuar dhe lufta kundër korrupsionit ishin dy nga çështjet që ministrat Gjonaj dhe Xhafaj, ndanë me Komisionin për Drejtësi dhe Siguri të Parlamentit të Holandës, gjatë një seance dëgjimore. Ministrja e Drejtësisë, Etila Gjonaj bëri me dije masat që qeveria shqiptare ka marrë për të forcuar luftën kundër korrupsionit, veçanërisht masat në nivel politikash dhe ndryshimet ligjore si dhe rezultatet e deritanishme në gjykimin e zyrtarëve të lartë publikë të akuzuar për korrupsion. Ndërsa kreu i Ministrisë së Brendshme ka përmendur operacionin “Forca e Ligjit” si një qasje ndërinstitucionale në luftën kundër krimit të organizuar, duke shtuar se deri më tani janë identifikuar grupet kriminale, është bërë profilizimi i tyre, asetet dhe lidhjet e tyre. Ndër rezultatet kryesore të arritura deri tani, Xhafaj përmendi goditjen e 9 grupeve të rrezikshme kriminale si dhe vijimin e hetimeve për 5 grupe të tjera kriminale, operacione këto të kryera edhe me bashkëpunimin e Europol-it dhe vendeve të tjera të BE-së. Hetimet dhe zhvillimi i operacioneve të përbashkëta u konsideruan nga Ministri si jetike në luftën kundër krimit të organizuar, i cili vepron tej kufijve të një shteti. Nga pala holandeze është vlerësuar me nota pozitive reforma e drejtësisë e ndërmarë nga qeveria shqiptare.

Sicred