KRYEFAQJA » LAJME » Xhafaj me ministrat e brendshëm rajonal në Itali

Xhafaj me ministrat e brendshëm rajonal në Itali

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj mori pjesë në konferencën përmbyllëse të projektit IPA 2013, ‘Lufta kundër Krimit të Organizuar, Bashkëpunimi Ndërkombëtar për Drejtësi Penale, në Ballkanin Perëndimor”, të zhvilluar në Trieste, Itali. Në takimin ku morën pjesë ministrat e Brendshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ambasadorët në këto vende, si edhe drejtuesit e Policive. Ministri i Brendshëm u shpreh në fjalën e tij se duhet të rritet efikasiteti i aktiviteteve parandaluese në luftën kundër krimit të organizuar, përmes forcimit të bashkëpunimit ndërkufitar e ndërkombëtar. “Falë bashkëpunimit në mes vendeve tona, kemi arritur suksese në gati të gjitha drejtimet për t’i garantuar qytetarëve një siguri gjithmonë e më të madhe. Ndaj, së bashku, duhet t’i japim një impuls të ri luftës ndaj kriminalitetit dhe duhet të eksperimentojmë dhe jetësojmë modele të reja ndërveprimi midis organeve tona të policisë apo autoriteteve gjyqësore”, – tha Xhafaj para ministrave të Brendshëm të Ballkanit Perëndimor.

Sicred