KRYEFAQJA » LAJME » Xhafaj letër Llallës: Evidento shkeljet, i gatshëm ti ndëshkoj!
Xhafaj letër Llallës: Evidento shkeljet, i gatshëm ti ndëshkoj!

Xhafaj letër Llallës: Evidento shkeljet, i gatshëm ti ndëshkoj!

Ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj i ka adresuar një letër publike kryeprokurorit Adriatik Llalla, menjëherë pas akuzave të artikuluara nga ky i fundit mbi përjashtimin e organit të akuzës në procesin e asgjësimit të kanabisit të sekuestruar. Në letër zoti Xhafaj saktëson se shqetësimi i ngritur nga kryeprokurori nuk gjendet në asnjë nga raportet zyrtare të organit të akuzës, e as nuk është diskutuar në takimin e përbashkët mes palëve. Me tej ministri Xhafaj shton se deklarata e bërë nga prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla cënon frymën e besimit në luftën kundër trafikimit të lëndëve narkotike si dhe kalon cakun e përgjegjësisë administrative. Megjithatë ministri i brendshëm i ka kërkuar kryeprokurorit të evidentojë shkeljet konkrete dhe personat përgjegjës në radhët e Policisë së Shtetit. “Duke njohur përgjegjësitë për institucionin që unë drejtoj jam i gatshëm të ndëshkoj çdo shkelje të ligjit në radhët e tij. Jam i sigurt, referuar shqetësimit publik që Ju ngritët, se të njëjtën gjë do të bëni edhe Ju edhe për drejtuesit e prokurorive përkatëse që kanë lejuar situata të tilla paligjshmërie” shkruan ministri i brendshëm Xhafaj në letrën e tij drejtuar kryeprokurorit të Llalla.

Sicred