KRYEFAQJA » LAJME » Xhafaj, inspektim në Vlorë

Xhafaj, inspektim në Vlorë

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhaffaj akuzoi opozitën se po prish imazhin e vendit me deklaratat në lidhje me sigurinë dhe rendin në këtë sezon turistik. Nga Vlora, ku inspektoi masat e policisë Xhafaj tha se kjo është zgjedhja e opozitës, ndërsa premtoi se treguesit e kriminalitetit do të jenë në përmirësim.

Një ndër masat shtesë që është diskutuar gjatë takimit me strukturat e policisë kufitare Xhafaj tha se ka të bëjë me rritjen e vëzhgimit mbi vijën bregdetare në Qarkun e Vlorës, për të minimizuar trafikun e lëndëve narkotike dhe qënieve njerëzore.

Përsa i përket rendit dhe sigurisë në qarkun Vlorë, Xhafaj kërkoi më shumë vëmendje të strukturave vendore pasi sic tha ai ende mbetet shqetësuese aktiviteti kriminal në këtë qark.

Sicred