KRYEFAQJA » LAJME » Xhafaj i përgjigjet opozitës: Akuzat ndaj meje sajesa, ligësi e opozitës e etur për pushtet
Xhafaj përgjigjet: Akuzat ndaj meje sajesa, ligësi e opozitës e etur për pushtet

Xhafaj i përgjigjet opozitës: Akuzat ndaj meje sajesa, ligësi e opozitës e etur për pushtet

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj i ka dhënë fund heshtjes disa ditore, pas sulmeve të opozitës se favorizuar vëllain e tij për mos kryerjen e një dënimi që ka marrë në Itali për një aferë trafiku droge.

Në një konferencë shtypi të mërkurën pas dite, zoti Xhafa, i konsideroi akuzat si sajesa, ligësi e opozitës e etur për pushtet. Duke ju referuar ligjit, ministri tha se vëllai i tij nuk do të bënte asnjë ditë burg në Shqipëri. “Për ligjin shqiptar në fuqi, ndjekja penale është parashkruar rrjedhimisht, në Shqipëri, Agron Xhafaj nuk do të bënte asnjë ditë burg” tha zoti Xhafa .

Ministri Xhafaj e konsideroi një shpifje dhe audiopërgjimin e opozitës, sipas të cilës vëllai i ministrit drejton ende trafikun e drogës. “Audio-përgjimi është një sajesë e plotë, mashtrim dhe i bërë keq” tha ministri.

Lidhur me akuzat për falsifikimin e Kodit të Procedurës Penale, ministri Xhafaj tha se “është akuza më qesharake që kam dëgjuar për veten. Edhe sot nuk ju besoj veshëve kur e dëgjoj këtë akuzë” tha ai.
Zoti Xhafa se kryeministri Rama në asnjë rast nuk i ka kërkuar dorëheqjen, dhe personalisht atij nuk i ka shkuar ndër mend një gjë e tillë.

Sicred