KRYEFAQJA » LAJME » Xhafaj: Forca e Ligjit mbi gjithçka e mbi cilindo!
Xhafaj: Forca e Ligjit mbi gjithçka e mbi cilindo!

Xhafaj: Forca e Ligjit mbi gjithçka e mbi cilindo!

Ministri i brendshëm Fatmira Xhafaj ka vlerësuar maksimalisht operacionet e fundit policore duke nënvizuar se Forca e Ligjit mbi gjithçka e mbi cilindo. Sipas tij “Forca e Ligjit në një tjetër SUPER OPERACION policor në goditjen me ashpërsi ndaj grupeve kriminale të skeduara nga Task Forca Speciale. Goditje ndëshkuese ndaj grupeve në fushën e prodhimit dhe trafikimit të drogës” . “Në 3 ditë një operacion i shtrirë në 12 qytete, me 100 objekte të kontrolluara në territor, me 27 të arrestuar e 6 në kërkim, drejtues dhe anëtarë të 4 grupeve kriminale, të skeduara nga TFS, përfshirë në prodhimin e trafikun e drogës. Fryt i hetimit, vëzhgimeve e gjurmimeve disa mujore në territor” bën bilancin zoti Xhafaj.
Ai e ka quajtur “Aksion shembullor i forcave policore në operacion e veçanërisht Njësisë Operacionale, FNSH Shkodër e Fier&RENEA e DVP. Disiplinë e profesionalizëm i lartë & mbi të gjitha konfidencialitet total! Disa ditë aksion&ASNJË rrjedhje informacioni për rreth 100 urdhëra kontrolli të ekzekutuar!”.
Ministri ka premtuar se “Forca e Ligjit do të vazhdojë. Ky s’është show, por betejë reale me krimin e organizuar. Kemi ngritur institucione që po forcohen çdo ditë. Bashkë me agjencitë ligjzbatuese & partnerët ndërkombëtarë. Forca e Ligjit s’ndalet nga askush. Të tjera goditje e rezultate së shpejti” shkruan zoti Xhafaj.

Sicred