KRYEFAQJA » LAJME » Xhafaj: Do ua nxijmë jetën kriminelëve!

Xhafaj: Do ua nxijmë jetën kriminelëve!

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka bërë paralajmërime të ashpra kundër grupeve kriminale në Elbasan, të cilat prej kohësh kanë cënuar qetësinë publike jo vetëm në këtë qytet. “Do ua nxijmë jetën” tha zoti Xhafaj gjatë “Forumit të Sigurisë Publike” në Elbasan. Ministri i brendshëm u ndal tek operacioni “Forca e Ligjit” i ndërmarrë në të gjithë vendin. “Janë 3-4 muaj dhe kemi goditur 7 grupe kriminale me 100 persona të arrestuar, drejtues apo anëtarë të grupeve kriminale” tha ministri Xhafaj.

Sicred