KRYEFAQJA » LAJME » Xhafaj – Bashës: Nëse audiopërgjimi është i vërtetë jap dorëheqje! A je gati për sfidë?
Xhafaj - Bashës: Nëse audiopërgjimi është i vërtetë jap dorëheqje! A je gati për sfidë?

Xhafaj – Bashës: Nëse audiopërgjimi është i vërtetë jap dorëheqje! A je gati për sfidë?

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka sfiduar publikisht kreun e opozitës Lulzim Basha. Pak orë para fillimit të protestës ai deklaroi se nëse audio-përgjimi i vëllait të tij del i vërtetë, do të dorëhoqet, në të kundërt të dorëhiqej zoti Basha. “Bashkëqytetarëve të thirrur në protestë, u them sot : Nëse audio përgjimi i bërë publik nga PD, do të rezultojë i vërtetë, unë do të marr çdo përgjegjësi morale, politike e ligjore, përfshi dhe largimin nga funksioni i Ministrit të Brendshëm. Jam i gatshëm ta bëj këtë pa hezitim. Nëse provohet e kundërta, atëherë duhet që Lulëzim Basha të dorëhiqet dhe të përballet me ligjin. Pyeteni: A është ai i gatshëm për këtë sfidë?” shkruan në rrjetet sociale zoti Xhafa. “E vërteta është vetëm një, dhe vetëm një në këtë rast. Ai që nuk është në anën e të vërtetës, duhet të përgjigjet. Këtë e kërkon interesi i ligjshëm i qytetarëve” shton ai.
Ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj akuzohet se ka ndihmuar vëllain e tij ti bëjë bisht një dënimi prej 7 vjet e dy muaj të dhënë nga drejtësia italiane në vitin 2012 për trafik ndërkombëtar droge.

Sicred