KRYEFAQJA » LAJME » Xhafa reagon për protestën: “Kush nxit dhunën e anarshinë do të marrë përgjigjen e merituar ligjore”
Xhafa reagon për protestën: "Kush nxit dhunën e anarshinë do të marrë përgjigjen e merituar ligjore"

Xhafa reagon për protestën: “Kush nxit dhunën e anarshinë do të marrë përgjigjen e merituar ligjore”

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar me ashpërsi ndaj protestës së sotme në “Rrugën e Kombit” ku pati përplasje të dhunshme mes policisë dhe qytetarëve që kundërshtojnë vendosjen e pagesës për kalimin e kësaj rruge. Zoti Xhafa në një dalje para mediave e konsideroi protestën si “Një precedent jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe antikushtetues”. Ai tha se protesta u kthye në një sulm barbar ndaj policisë dhe pronës private, ndërsa ishin plagosur 12 punonjës të ndërhyrjes së shpejtë dhe një punonjës policie. Ministri paralajmëroi se “Kush nxit dhunën e anarshinë do të marrë përgjigjen e merituar ligjore”. “Askush nuk mund të jetë mbi ligjin” tha ministri i cili bëri të ditur se në protestë merrnin pjesë persona me precedentë të rrezikshëm kriminalë.

Sicred