KRYEFAQJA » LAJME » Xhafa: Jam shokuar…, …kam humbur njeriun e afërt…, .. respektoni dhimbjen…!
Xhafa: Jam shokuar..., ...kam humbur njeriun e afërt..., .. respektoni dhimbjen...!

Xhafa: Jam shokuar…, …kam humbur njeriun e afërt…, .. respektoni dhimbjen…!

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa ka reaguar plot dhimbje pas lajmit se shoferi i tij është gjetur i vrarë në garazhin e Gardës. “Jam i shokuar dhe nuk gjej fjalë të ngushëlloj prindërit dhe gjithë familjen e Shkëlzenit për humbjen tragjike të jetës së tij. Kjo ngjarje e rëndë ka shkaktuar një dhimbje të fortë njerëzore për mua dhe për të gjithë ata që punuan dhe e njohën nga afër atë” shkruan zoti Xhafa. “Kam humbur krejt papritur një njeri të afërt, i cili si dhe gjithë familja e tij, ishte bërë si pjesë e familjes sime”. “Ai ishte një djalë i shkëlqyer, një punonjës i papërtuar e fjalëpak, që la një boshllëk të madh pas vetes dhe nuk e meriton në asnjë mënyrë përbaltjen” vlerëson ministri i brendshëm. Por zoti Xhafa u bë thirrje atyre që i konsideron si “hiena të politikës” “të mos sulen mbi të vdekurin, u lutem mediave që kanë sadopak ndjenjë njerëzore të respektojnë dhimbjen e prindërve, vellezërve, të afërmve e miqve të tij”.

Sicred