KRYEFAQJA » LAJME » Xhafa: “Forca e Ligjit” ka hyrë në fazën e dytë të veprimit

Xhafa: “Forca e Ligjit” ka hyrë në fazën e dytë të veprimit

 

Policia e shtetit ka të dhëna me emra konkretë se kush janë drejtuesit e grupeve kriminale që operojnë në Shqipëri. Këtë fakt e pohoi Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i cili tha se operacioni “Forca e Ligjit” tashmë ka hyrë në fazën e veprimit konkret. “Ka përfunduar faza paraprake, ajo katalogimit të grupeve kriminale me të dhëna për persona, lidhjet e tyre kriminale, aktivitetet kriminale të dyshuara se kryhen prej tyre, pasuritë që zotërojnë investimet ekonomike me të dhëna nga aktiviteti kriminal, zonat e ndikimit, lidhjet me grupet e tjera jashtë vendit, apo mbështetjet në vite për të lehtësuar veprimtarinë e tyre. Tashmë ka filluar veprimi konkret dhe rezultatet e para janë pozitive” tha zoti Xhafa.
E ndërsa Ministri Xhafaj fliste për grupet kriminale në sallë një ndër personat që mbante shënime ishte agjenti i FBI-së Mark Newhouse, që po asiston policinë e shtetit dhe prokurorinë shqiptare në hetimin e krimit të organizuar dhe pastrimit të parave.
Nga konferenca rajonale me tëmë “Lufta ndaj krimit të organizuar”, Xhafaj theksoi se nismat me tolerancë zero kundër krimit janë në sinkron me reformën në drejtësi. Në dalje Ministri Xhafaj foli edhe për një mardhënie të re që i duhet policisë së shtetit me prokurorinë dhe kjo do të arrihet me rezultatet që do të japër reforma në drejtësi.

Sicred