KRYEFAQJA » LAJME » Xhaçka: Gjithçka gati në rast emergjence nga rreshjet
Xhaçka: Gjithçka gati në rast emergjence nga rreshjet

Xhaçka: Gjithçka gati në rast emergjence nga rreshjet

Institucionet shtetërore janë vënë të gjitha në gadishmëri për të përballuar situatat e emergjencës pas parashikimeve për përkeqesim të motit në orët në vijim. Në një komunikim përmes mediave, minsitrja e mbrojtjes Olta Xhaçka tha se institucionet e pushtetit vendor dhe ministritë e linjës kanë marrë masat për të garantuar mbajtjen nën kontroll të situatës dhe sigurimin e kushteve të jetës normale të qytetarëve. Ministrja Xhakça bëri me dije se situata po monitorohet ore pas ore. Ajo kërkoi nga qytetarët të ndjekin udhëzimet nga zyrat e emergjencave civile në çdo njësi vendore. Ministrja Xhaçka garantoi se efektivët e forcave të armatosura janë në gadishmëri të plotë për të ndihmuar në rastet e ndërhyrjeve të nevojshme.

Sicred