KRYEFAQJA » LAJME » Xhaçka dhe Rama përplasen për radarët e ushtrisë
Radarët : Xhaçka replikon me Nokën

Xhaçka dhe Rama përplasen për radarët e ushtrisë

Çështja e radarëve të ushtrisë ka përplasur ministren aktuale Olta Xhaçka me deputetin e LSI Luan Rama. Gjatë një vizite në Basën e Ajrore të Farkës, zonja Xhaçka tha se janë siguruar fondet për blerjen e sistemit radar ajror, i cili është investimi i parë në demokraci sa i përket ruajtjes së qiejve shqiptarë.

Por pas këtij lajmi ka reaguar me disa pyetje deputeti i LSI Luan Rama. “Përse nuk kanë qenë në punë prej më shumë se tre vitesh radarët ekzistues?, “Po përse sistemi i radarëve është venë në shërbim të grupeve kriminale të trafikantëve të drogës?”, “Po përse janë cënuar standardet e sigurisë kombëtare në kontrollin e hapësirës detare të Republikës së Shqipërisë” janë pyetjet e zoti Rama.

Por ka reaguar menjëherë ministrja Xhaçka, e cila e ka akuzuar deputetin e LSI për sulme në mënyrë të përsëritur”me “të vërteta” të pavërteta”. Ajo i ka kërkuar zoti Rama një interpelancë parlamentare sikurse shprehet “… për të dhënë të gjithë informacionin zyrtar, me përgjegjësi të plotë institucionale”.

Nga ana e tij deputeti i LSI ka shkuar më tej. “E pranoj sfidën tuaj, jo si sfidë me ju dhe as me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura, por me mosveprimin kriminal dhe korrupsionin që ka çuar në lënien jashtë funksioneve operacionale, të sistemit të vëzhgimit të hapësirës detare të Republikës së Shqipërisë, që për fat të keq nuk është e vetmja shfaqje e shkeljes apo e moszbatimit të ligjit!” këmbëngul zoti Rama.

Prej disa kohësh Ministrie e Mbrojtjes është vënë në qendër të kritikave veçanërisht nga opozita,  se ka shuar radarët e kontrollit duke ju ardhur në ndihmë trafikantëve të drogës veçanërisht nga deti.

Sicred