KRYEFAQJA » LAJME » Www.shqiperiaqeduam.al – arma e çdo shqiptari që e do Shqipërinë me shtet, punë, mirëqenie
Www.shqiperiaqeduam.al - arma e çdo shqiptari që e do Shqipërinë me shtet, punë, mirëqenie

Www.shqiperiaqeduam.al – arma e çdo shqiptari që e do Shqipërinë me shtet, punë, mirëqenie

Kryeministri socialist Edi Rama i është kthyer edhe një herë një prej çështjeve që ka më shumë për zemër, platformës për bashkëqeverisjen me qytetarët, të cilën e konsideron si mundësinë e çdo shqiptari për të qenë pjesë e koalicionit të madh të njerëzve në Shqipëri. “Ndihmoni që qeverisja si proces të vihet përpara përgjegjësisë dhe problemi i trashëguar me korrupsionin në çdo zyrë të shtetit ku kërkohet ryshfet të kalohet” tha zoti Rama. Duke prezantuar personat që punojnë në këtë platformë, kryeministri tha se përmes saj njerëzit do të marrin përgjigje, ndërsa përgjegjës për çdo ankesë janë ministrat dhe ministret. “Të gjitha denoncimet në media janë të mirëseardhura” tha zoti Rama, ndërsa theksoi se platforma e bashkëqeverisjes me njerëzit “është arma e çdo shqiptari që e do Shqipërinë me shtet, punë, mirëqenie, kundër çdo zyrtari e nëpunësi që e pengon njeriun e zakonshëm në zgjidhjen e halleve e në përmbushjen e shpresave e të ëndrrave të veta”.
Platforma për bashkëqeverisjen me qytetarët ka 25 anëtarë. Ata janë përzgjedhur nga 800 aplikantë prej një komisioni të posaçëm dhe koordinojnë punën me të gjithë dikasteret. Të gjithë ata që janë të interesuar duhet të shkruajnë në www.shqiperiaqeduam.al.

Sicred