KRYEFAQJA » LAJME » Wallstrom : “Uroj që Shqipëria të zhvillojë zgjedhje me pjesëmarrjen e opozitës”

Wallstrom : “Uroj që Shqipëria të zhvillojë zgjedhje me pjesëmarrjen e opozitës”

Edhe ministrja e jashtme e Suedise, Margot Wallstrom është shprehur kundër bojkotit të opozitës ndaj zgjedhjeve dhe parlamentit. Këtë e ka bërë në Tiranë pas një takimi me homologun e saj, Ditmir Bushati. “Ne jemi të sigurt në rrugën e integrimit të vendit tuaj. Ne besojmë në të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Europian në bazë të implementimit të reformave, një prej të cilave vetingu, i cili do të ketë pasoja për integrimin në BE. Na vjen keq që opozita bojkoton dhe nuk është në parlament. Politika nuk bëhet jashtë, por brenda parlamentit dhe kjo është demokratike. Kushtetuta duhet respektuar. Uroj që Shqipëria të zhvillojë zgjedhje me pjesëmarrjen e opozitës” theksoi Wallstrom. “Kjo vizitë përkon edhe me një dinamikë të ripertërirë të marrëdhënieve të dy vendeve tona. Për ngritjen e nivelit të përfaqësimit në shqipëri nga përfaqësimi diplomatik në një ambasadë” tha ministri i Jashtëm Bushati.

Sicred