KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Walkman koncert në Lungomare

Walkman koncert në Lungomare

Walkman, rock live ne Vlorë. Për herë të parë në shqipëri,me një concert ,grupi Italian i muzikës rock ka sjellë në Lungomare për të gjithë qytetarët dhe pushuesit, një koncert me muzikën më të njohur europiane dhe botërore, të grupeve që kanë bërë histori dhe janë legjenda në muzikën rock. Nata në Lungomare dhe netët për pushuesit gjatë sezonit turistik tashmë janë ndryshe, ndërsa Vlora ka ofruar një tjetër mbrëmje ndryshe, me muzikën rock dhe grupin Italian që ka sjellë ritme ndryshe në shëtitoren e qytetit bregdetar.

Davide, Nikola, por edhe të tjerë pjëstarë te grupit Walkman shprehen të kënaqur me praninë e tyre në Vlorë,me faktin që për herë të parë gjenden në këtë qytet të mrekullueshëm sipas tyre, duke folur për muzikën dhe stinën e verës, por mbi të gjitha edhe për kënaqësinë që turnetë e tyre jashtë kufijve të Italisë kanë startuar nga Vlora. Mes tyre Davide basisti që e njeh mirë Vloren, ka qënë pjesë e konsullatës italiane në Vlorë si karabinier, ndërsa sot kthehet me grupin e tij, grup i cili ka nisur të funskionojë prej vitit 2011.

Nuk mungon edhe konsullja e Italisë në Vlorë Luana Michelli, të shprehet e kënaqur me praninë e grupit Italian të rockut në Vlorë, por duke pranuar se ky sezon do të rezervojë të tjera surpriza

Sicred