KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Vuthaj mirëpret 22 grupe folklorike shqiptare

Vuthaj mirëpret 22 grupe folklorike shqiptare

Në Vuthaj të Plavë-Gucisë për 3-ditë rresht u organizua Festivali Folklorik Mbarëkombëtar, në dhe tubimi i përvitshëm “Mirë se vini në Alpet Shqiptare 2018”. Në këtë aktivitet u prezantuan 22 ansamble dhe grupe nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Diaspora u prezantuan në festivalin e përvitshëm folklorik mbarëkombëtar, në Vuthaj të Plavës e Gucisë. Ai kulmoi me tubimin tradicional popullor, “Mirë se vini në Alpet Shqiptar 2018”.
Ky aktivitet i organizuar nga Shoqata e Alpeve dhe shoqata “Maja e Karafilit”, u mbështet edhe nga Unioni Artistik i Kombit Shqiptar.
Presidenti Ilir Meta i pranishëm në këtë aktivit u vlerësua me “Mirënjohje”, për “Demokratizimin dhe integrimin e shqiptarëve në rajon”.
Grupet që u prezantuan në festivalin, “Kënga dhe vallja shqipe na bashkon”, u vlerësuan me mirënjohje nga një juri profesionale për vlerat që ato mbartin në ruajtjen dhe kultivimin e traditave popullore dhe folklorin shqiptar.
Fituese e festivalit doli Shoqëria Kulturore Artistike “Besa” nga Treishi i Malësisë së Madhe.

Sicred