KRYEFAQJA » LAJME » VUJADINOVIÇ KËRCËNON KORABIN ME PADI NË UEFA DHE FIFA

VUJADINOVIÇ KËRCËNON KORABIN ME PADI NË UEFA DHE FIFA

Pezullimet e tre futbollistëve të Korabit, të publikuara në media nga ana e drejtuesve të klubit dibran, kanë sjellë menjëherë reagimet e vetë futbollistëve. Njëri prej tyre, malazezi Miroslav Vujadinoviç, që në këtë sezon futbollistik ka mbrojtur portën e Korabit, ka zgjedhur qytetin e Shkodrës që, përmes një konference për shtyp dhënë për gazetarët, shkodranë të sqarojë gjithçka përsa i përket rastit në fjalë. Sipas tij, veprimi i ndërmarrë nga klubi dibran është krejt i padrejtë. Për këtë arsye, bazuar në argumentet që ka, ai deklaron se avokatët e tij në Podgoricë si dhe Federata Malazeze e Futbollit do ta ndjekin këtë çështje në instancat më të larta të futbollit evropian dhe atij botëror, duke kërkuar dëmshpërblim për prishje të imazhit të futbollistit të tyre. Në vijim duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, malazezi Vujadinoviç përjashton çdo mundësi për një rikthim të mundshëm tek Korabi. Ndërkohë, ai lë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me klubet e tjera të futbollit shqiptar, për të cilët thotë se gjatë bashkëpunimit me disa prej tyre, si me Vllazninë dhe Laçin ruan kujtime të bukura për korrektesen e treguar ndaj tij.

Sicred